Aktualitet

Ambasadaorja e SHBA-së takohet me kreun e SPAK

Shkruar nga Liberale
Ambasadaorja e SHBA-së takohet me kreun e SPAK

Në kuadrin e prezantimit dhe njohjes së situatës në Shqipëri, ambasadorja e re SHBA në vendin tonë, Yuri Kim ka vazhduar turin e takimeve me drejtues në vendin tonë.

Ditën e sotme është takuar me kreun e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) Arben Kraja, si dhe prokurorët e organit të ri të drejtësisë. Kjo vizitë vjen paralel me afatin e fundit për aplikimit për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Një ditë më parë Kim u takua me kryeprokurorin Olsian Çela, të cilit i shprehu mbështetjen e SHBA për zbatimin e Reformës në Drejtësi./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH