Aktualitet

Ambasada zbulon arsyen e vizitës së Escobar në Tiranë, dy ditë para Kuvendit të Berishës

Shkruar nga Liberale
Ambasada zbulon arsyen e vizitës së Escobar në Tiranë, dy

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, me anë të një postimi në Facebook, ka zbardhur axhendën e Gabriel Escobar, i dërguar i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor që do të vizitojë Tiranë pas dy ditësh. Ai do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.

Por në mesazhin e ambasadës përmenden edhe Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, një prej të cilëve shpalli “non grata” Sali Berishën. Sipas njoftimit Escobar do të diskutojë në lidhje me vendosmërinë e SHBA-ve për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë, dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Mesazhi i plotë

Më 9 dhjetor, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Shqipëri, me qëllimin për të thelluar miqësinë tonë të ngushtë, e mbështetur në vlerat e përbashkëta demokratike. Escobar do të takohet me Kryeministrin Rama, Ministren e Jashtme Xhaçka, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe udhëheqës të tjerë për të rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë e Shqipërisë, integrimin në BE, bashkëpunim më të fortë në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime. Ashtu siç shkruhet në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH