Globi

Ambasada në Izrael/Erdogan letër Kurtit: Mund t'i sjellë dëme Kosovës

Shkruar nga Liberale

Kryetari i Lëvizjes vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë ditët e fundit letra urimi nga lider të ndryshëm botërorë pas fitores së tij në zgjedhje.

Tashmë Kurti pret që të bëhet Kryeministër dhe do t’i duhet që të marrë disa vendime të rëndësishme. Një prej vendimet të rëndësishme që Kurti e ka deklaruar se do e marrë kur të vijë në qeveri është dhe hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem dhe jo në Tel Aviv.

Për këtë gjë Kurti është përgëzuar nga Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu, por kjo gjë nuk i ka pëlqyer Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Netanyahu në letrën e tij ka uruar Albin Kurtin, derisa ka theksuar se e mirëpret në Izrael për ta inauguruar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem.

Nga ana tjetër Reccep Tayyip Erdogan shkruan se mirëpret qëndrimet e partisë që drejton Albin Kurti, se do të shqyrtohet vendimi i Kosovës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem, por shton “se do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, i cili mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”.

“Edhe gjatë periudhës së ardhshme, Turqia, sikurse përherë, do të jetë në mbështetje të popullit të Kosovës. Për më tepër, jam gëzuar gjithashtu kur mësova për qëndrimin e partisë suaj që, nëse vjen në pushtet, do ta rishikojë angazhimin e Kosovës për hapjen e Ambasadës në Jerusalem. Jam i mendimit se do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, që mund t'i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”, ka thënë Erdogani në letrën e tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH