Aktualitet

Protesta/ Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Ja veprimet që duhet të ndërmerrni

Shkruar nga Liberale
Protesta/ Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Ja veprimet

Ambasada e SHBA-së në Tiranë paralajmëron qytetarët e saj që jetojnë në Shqipëri që të distancohen nga protesta e thirrur sot pasdite nga kreu i “Rithemelimit”, Sali Berisha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada paralajmëron shtetasit e vetë që të shmangin rrugët ku kalojnë protestuesit.

“Ditën e enjte, datë 07.07.2022, në orën 19:00, është planifikuar të zhvillohet një protestë përpara Kryeministrisë në Bulevardin Deshmoret e Kombit. Këto protesta kanë potencialin të përhapen në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, thuhet në njoftim.

Ndërsa më tej, ambasada e SHBA-së, tregon veprimet që duhen ndërmarrë nga qytetarët:

"Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim.

Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj.

Monitoroni mediat lokale për përditësime.

Mbani një profil të ulët.

Ndihma:

Ambasada e SHBA Tiranë, Shqipëri

+(355) (0)4224-7285

+(355) (0)4224-7285 (pas orarit)

[email protected]

https://al.usembassy.gov/us-citizen-services/

  • Departamenti i Shtetit – Çështjet Konsullore

888-407-4747 ose 202-501-4444”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane."

Kujtojmë se protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha do të mbahet sot në orë 19:00 përpara Kryeministrisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH