Aktualitet

Ambasada e SHBA: SPAK do shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë

Shkruar nga Liberale
Ambasada e SHBA: SPAK do shënjestrojë korrupsionin e nivelit të

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dalë me një njoftim në faqen e saj zyrtare në "Facebook", ku thotë se Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën.

Sipas saj këtë javë, do të mësojmë se si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK, do të funksionojë.

"Me t’u ngritur, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë", thekson ambasada e SHBA.

Në videon e publikuar nga ambasada tregohet se si do të shpenzohen 2 milionë dollarë për ngritjen e strukturave të SPAK.

"Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK, do të funksionojë. Me t’u ngritur, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë. Kjo video tregon se si mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur", shkruan ambasada. /Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/1996789940466268/?t=6

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH