Kryesore

Ambasada e SHBA në Kosovë: Mezi presim të punojmë me qeverinë “Hoti”

               Publikuar në : 13:51 - 03/06/20 liberale

Pas miratimit të qeverisë së re të Kosovës, ka reaguar ambasada amerikane në Kosovë e cila i përgëzon për formimin e qeverisë në mënyrë paqësore.

“Urime për formimin paqësor të qeverisë së re. Mezi presim të punojmë me qeverinë Hoti për të vazhduar punën e rëndësishme për paqen, drejtësinë dhe prosperitetin, duke përfshirë përpjekjet për të forcuar marrëdhëniet rajonale dhe luftimin e COVID”, shkruan ambasada në një postim në faqen e saj zyrtare në “Facebook”.

Ditën e sotme është miratuar qeveria e re e Kosovës me 61 vota pro. Ndërsa në krye të saj do të jetë Avdullah Hoti. /Gazeta Liberale

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back