Aktualitet

Ambasada e SHBA: Hetuesit e BKH, rol kyç për drejtësinë shqiptare

               Publikuar në : 18:16 - 09/09/20 liberale

Ambasada Amerikane e SHBA-së në Tiranë ka dhënë sërish mbështetjen për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila ka hapur garën për pozicionin e hetuesit.

Në një postim në Facebook, Ambasada shkruan se hetuesit e Byrosë do të jenë më të mirëtrajnuarit dhe më të vetuarit, pasi do të luajnë një rol kyc për dhënine drejtësisë.

“Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë në krijimin e një sistemi drejtësie etik, transparent dhe profesional, siç e meritojnë shqiptarët. Je pjesë e elitës që do ndihmojë në krijimin e një Shqipërie më të mirë? Hetuesit e BKH-së do të jenë ndër pjesëtarët më të mirëtrajnuar dhe më të vetuar të organeve ligjzbatuese në vend dhe do të luajnë një rol kyç në dhënien e drejtësisë në emër të shqiptarëve”, shkruan ambasada, duke bashkëngjitur edhe linkun për aplikimin e kandidatëve.

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back