Aktualitet

Ambasada e SHBA flet për kërcënime: Lëreni SPAK të bëjë detyrën

               Publikuar në : 17:28 - 07/08/20 liberale

Ambasada amerikane në Tiranë ka mbrojtur sërish punën e kryer nga SPAK, duke thënë se profesionistët e drejtësisë duhet të lihen të kryejnë punën pa kërcënime dhe kanosje.

“Ambasada e SHBA-së mbështet me forcë punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut. Profesionistët e sistemit të drejtësisë – oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit – duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur. Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështeten përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar. Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë, dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE“, thuhet në reagim.

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back