Aktualitet

Ambasada e SHBA: 1 në 3 gjyqtarë deklaruan pasuri mbi 250 mijë euro

Shkruar nga Liberale
Ambasada e SHBA: 1 në 3 gjyqtarë deklaruan pasuri mbi 250 mijë

Ditën e sotme ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një tjetër mesazh për luftën kundër krimit dhe korrupsionit në sistemin gjyqësor.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ambasada shprehet se “1 në 3 gjyqtarë deklaruan pasuri me vlerë mbi 250 mijë euro në vit. Disa deklarojnë disa miliona dollarë”.

“Mësoni se si @USAIDAlbania ka punuar për të përmirësuar sistemin gjyqësor. Ambasada e SHBA do të vazhdojë të punojë me partnerët shqiptarë për të ndihmuar ngritjen e një sistemi drejtësie transparent, eficient dhe të lirë nga korrupsioni: https://bit.ly/2CEMdsC #NdalKorrupsionit”, shkruan ambasada e SHBA.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH