Showbiz

Amarda Toska jep lajmin: Pas konsulencës me ekspertët italianë...

Shkruar nga Liberale
Amarda Toska jep lajmin: Pas konsulencës me ekspertët italianë...

Moderatorja dhe biznesmenja shumë e dashur për publikun, Amarda Toska ka hapur një linjë për kujdesin ndaj fytyrës dhe flokëve, “Ami’s Beauty”.

Me anë të një postimi të bërë në rrjete sociale, Ami ka treguar se kjo linjë do të lancohet në muajin Qershor, pas një kohe të gjatë pune dhe me konsulencën e ekspertëve italiane në fushën e bukurisë.

"AMI’S BEAUTY nis rrugëtimin e saj sot! Pas një kohe të gjatë pune dhe me konsulencën e ekspertëve italiane në fushën e bukurisë, tashmë AMI’S BEAUTY është fare pranë lancimit të linjës së kujdesit ndaj fytyrës dhe flokëve.

Ky vizion është tashmë i prekshëm dhe mezi pres që ju të njiheni me të. Nga Qershori produktet do të jenë në duart tuaja, Shqipëri dhe online Worldwide. Për AMI'S BEAUTY" bukuria është prekja e versionit më të mirë të vetes tënde, brënda dhe jashte saj, ndaj besoj fort që këto produkte janë një vlerë e shtuar për raftin kozmetik të cdo femre!", ka njoftuar biznesmenja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH