Aktualitet

"Amanet fëmijët", miket tregojnë momentet e fundit të mësueses që humbi jetën nga kanceri

Shkruar nga Liberale
"Amanet fëmijët", miket tregojnë momentet e fundit

Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Ali Demi” dhe anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorina Kuka ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me kancerin më 29 shtator 2022.

Nëna e dy fëmijëve nuk arriti ta fitonte betejën, duke lënë pas fëmijët bashkëshortin por dhe shumë njerëz të afërm e miq të saj.

Miket e saj Klodeta Dibra dhe Elda Luli në emisionin “Jeto me Orën” folën mbi miqësinë me Dorinën dhe amanetet e saj.

"Amanetet e Dorinës mbeten aty në celular. Aty do të mbeten përgjithmonë derisa të paktën për shkollimin e fëmijëve të kem bërë atë që Dorina mua ma la amanet. Në këtë aspekt Dorina vijon e jeton në zemrën time në mendjen time pikërisht se janë fëmijët që kanë nevojë për dashurinë e familjes që nuk do ti mungonte asnjëherë. Por dhe për dashurinë e miqve të Dorinës për ti dhënë për të kuptuar që nëna e tyre është atje lart por është ende gjallë", tha Klodeta Dibra.

"E donte fort jetën. Ishte gati të rrinte në karrige vetëm të shihte fëmijët që të rriteshin. I jepte forcë mamit të vet. Mos u mërzit. Do të bëhem mirë. Ishte me tre maska kur shkonte në shkollë. Këtë tre vite jetoi mes luftës.”

Sado në situatë të vështirë që ishte sytë i kishte tek fëmijët, Dorina donte që ata të shkollohen.

"Amanet fëmijët. Madje Dorina më shkruante që paratë që mblidhen të shkojnë për edukimin e fëmijëve", rrëfeu mikja e saj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH