Aktualitet

"AMA si hetusi, AKEP si xhelat", Kryemadhi: T'u mbyllësh gojën...

Shkruar nga Liberale
"AMA si hetusi, AKEP si xhelat", Kryemadhi: T'u mbyllësh

Në takimin me përfaqësuesit e medias në sallën Akernia tek Hotel Tirana, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se pas ligjit të ri për median do të kemi një AMA si hetuesi dhe një AKEP si xhelat.

Kryemadhi tha se t'u mbyllësh gojën gazetarëve është shkelje e të drejtave të njeriut.

"Ne si opozite kemi marre nje vendim largimin nga parlamenti, vetem nje veprim i tille i opozites do te shfaqje figuren e vertete te nje artisti qe ne thelb ka censuren. Do te kemi nje AMA si nje hetuesi dhe nje AKEP si xhelat.

Strategjia e shpopullimit eshte e Rames ku po iken klasa e mesme, biznesi, gazetaret, opinionistet sepse kane sigurine e shendetesise per femijet etj, e me pas do te sjelle censuren.

Jemi ne krah te gazetareve, jam kunder pronareve qe nepermjet gazetareve te bejne qoka nepermejt ERTV.

Te mbyllesh gojen e gazetareve eshte shkelje e te drejtave te njeriut.

Duhet solidaritet me njeri-tjetrin.

Kemi te njejten situate si 1945 ku nisen spastrimin e intelektualeve.

Shqiperia pritet te marre presidencen e OSBE dhe kryeministri ecen me mashtrim dhe propagande", u shpreh Kryemadhi. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH