Aktualitet

Alvini në kampin e ISIS, Berisha nxjerr foton nga Italia

Shkruar nga Liberale

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë me ndjekësit e tij në "Facebook" shqëtësimin për faktin se ende nuk është bërë asgjë në lidhje me rastin e Alvinit, ndërsa akuzon qeverinë se kjo e fundit nuk interesohet.

“Alvini per narkoshtetin nuk ekziston! Vetem bota interesohet per ate! Sb”, shkruan Berisha, ndërsa ka postuar edhe një foto me një mesazh të një qytetari ku shihet kulla Pirelli në Milano që ka ndezur dritat dhe mban në fasadën e saj mbishkrimin “Free Alvin” (Lironi Alvinin).

Emisioni investigativ italian “Le Iene” publikoi historinë e familjes së ndarë shqiptare, dhe që gjeti në kampin sirian vogëlushin Alvin, i cili kërkonte të largohej prej aty. /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH