Showbiz

Altin Shira zbulon sa lekë do t’iu marrë në dasmë Luizit dhe Kiarës kur të martohen (nëse martohen)

Shkruar nga Liberale

Altin Shira hyri disa javë më parë në shtëpinë e “Big Brother VIP” për të performuar si këngëtar në dasmën e organizuar në kuadër të lojës nga Vëllai i Madh, për Kiarën dhe Luizin.

I ftuar në “Wake Up” për të folur mbi këtë eksperiencë, Altini tha se është gëzuar shumë kur pa puthjen e famshme mes tyre.

“Sinqerisht më pëlqeu. Kur u dha ajo puthja finale mes Luizit dhe Kiarës, u kënaqa. Ne e kemi ndjekur dhe në shtëpi, dhe kur u puthën mendova: u desh që të vija unë që të putheshin këta. Shpresoj që të bëjnë edhe një dasmë tjetër dhe t’u shkojmë. Me Luizin kam pasur një kontakt para rreth 10 vitesh. Kam qenë i ftuar në një club në Tiranë dhe mos gaboj Luizi ka patur ditëlindjen. Më tha që ka ardhur posaçërisht për mua, të dëgjonte këngët e mia. Luizi ka një zë të ngrohtë vetë, dhe më erdhi mirë që një këngëtar si ai i pëlqen këngët e mia", tha Altini.

Kur u pyet nëse bëjnë një dasmë të vërtetë, sa lekë do t’u kërkosh, ai tha: "Asnjë lekë. Vetëm të martohen, unë aty do jem".

I pyetur se kush është banori i preferuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Altini tha: Luizi dhe asnjë tjetër. Ai është vetvetja aty, është i shkathët, inteligjent. Më pëlqen që luan aty, e bën lojën më interesante”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH