Aktualitet

Altin Dumani: Është dhënë vendimi për sekuestro të pasurisë së një ish-funksionari të drejtësisë

Shkruar nga Liberale
Altin Dumani: Është dhënë vendimi për sekuestro të

Keu i SPAK, Altin Dumani ka folur në mbledhjen sotme të Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, nga ku ka deklaruar se SPAK ka bashkëpunim me shumë agjenci të huaja në Europë dhe vijon punën për zgjerimin e këtyre marrëdhënieve.

Gjatë fjalë së tij, Dumani tha se është dhënë një vendim konfiskimi të pasurisë së një ish-funksionari të lartë të drejtësisë, por pa zbuluar më shumë detaje.

“Vëmendje ka marrë identifikimi dhe sekuestrimi i vlerës së produktit veprës penale me qëllim final konfiskimin e pasurive të vëna nga vepra penale e korrupsionit.

Janë dhënë katër vendime për sekuestro preventive të pasurisë në kuadër të Kodit Penal, duke shënuar një rritje me 33 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Është dhënë edhe një vendim konfiskimi i pasurisë të një ish-funksionari të lartë, që është ish–funksionari i drejtësisë, pasuri të konsiderueshme."- u  shpreh Dumani.

Mes të tjerash ai propozoi ngritjen e kufirit minimal për hetimin e dosjeve të korrupsionit, kufi i cili qëndron më shifrën e 50 mijë lekëve të reja. Kjo pasi sjell mbingarkesë me çështjet në SPAK, institucion i cili sipas tij duhet të hetojë vetëm rastet e korrupsionit të madh.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH