1

Altin Basha flet si drejtor i Teatrit Eksperimental: Ja pse konkurova

               Publikuar në : 10:50 - 15/12/20 liberale

Altin Basha tashmë zyrtarisht ka marrë edhe detyrën e drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimetal “Kujtim Spahivogli”.

Ai do të zëvendësojë në detyrë Kicco London i cili u largua pas 6 vitesh në drejtim. Basha thotë se në këtë pozicion ka njëfarë eksperience dhe kur u hap thirrja konkuroi pasi mendon se mund të ccojë para frymën e teatrit me artistë të rinj.

Basha thekson edhe se për një kohë të gjatë ka menduar se si mund të reformohet Teatri Eksperimental dhe garanton se i ka mundësitë.

“Pas thirrjes së hapur dhe konkursit e intervistës erdha këtu. Është pozicion ku kam njëfarë eksperience. Ka ndikimin e frymës së kërkimit. Është gjenerator i ditëve të reja dhe për një kohë të gjatë kam menduar si mund të reformohet teatri shqiptar në mënyrë që të fuqizohet alternativa. Teatri e ka mundësinë për të qenë i tillë. Ky element ndoshta është arsyeja që mora pjesë në konkurs. Për 10 -15 vjet kam punuar me artistë të rinj për ta çuar më tej frymën që ka ky teatër.’’, tha Basha.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back