Kronikë

Alma Kaçi kërkon të dalë nga arresti shtëpiak, pretendimet e saj

Shkruar nga Liberale
Alma Kaçi kërkon të dalë nga arresti shtëpiak,

Alma Kaçi ankimoi vendimin për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe kërkon në Apel lirinë.

Nëpërmjet avokates së saj, ajo pretendon se është e vetmja që sjell të ardhura në familje, si dhe duhet të kujdeset për nënën e sëmurë dhe një fëmijë të mitur 12 vjeç.

Kaçi gjithashtu thotë se “s’ka të bëjë me akuzën e korrupsionit, pasi çdo gjë ka qenë inskenim”. Më herët, vendimin ankimoi edhe ish-kryebashkiaku Safet Gjici, i cili ndodhet në paraburgim.

Ata u vunë në pranga pas një videoje me përmbajtje erotike të filmuar në zyrën e Gjicit, ku menjëherë më pas flasin për një tender.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH