Life Style

Alketa i rikthehet festivalit të RTSH: Juria ofendoi Elvana Gjatën

               Publikuar në : 12:18 - 11/02/20 liberale

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka folur edhe për zhurmën që mori shpallja fituese e Festivalit të RTSH të këngëtares Arilena Ara. I pyetur nga Fevziu në emisionin “Opinion”, se është përfolur që ka preferuar Elvana Gjatën, në vend të Arilena Arës, që u shpall fituese, Alketa tha se fituesja do të kishte mundësi të tjera për të fituar.

Unë mendoj njëherë që Arilenën kur ishte një vajzë e vogël në audicionet e X-Factor me shall në Teatrin e Shkodrës, Alketa e pikasi midis të gjithë të tjerëve dhe tha: kjo vajza është talent. E kam mbështetur në X-Factor që të fitonte dhe jam shumë krenare që Arilena e ka fituar dhe e ka mbajtur prestigjin e atij çmimi. Uroj që ajo të këndoj me Lady Gagën një ditë dhe nuk ka dyshim që ajo është një vajzë super e talentuar. Kam patur një rezervë që në fillim kur Arilena u bë pjesë e kastit, meqë Shqipëria vuan nga nepotizmi dhe gjithmonë prioritarizohen njerëzit që janë afër nesh n ata zënë vende pune ata marrin çmime, duhet të jesh miku i tij i atij që të zësh një vend …unë kam qenë kundër që Arilena të ishte në kastin e festivalit vetëm për këtë shkak për të mos i prerë ëndrrat të tjerëve që të mos merrnin këtë kosto se 21 vjeç mund të vinte në festivalin tjetër ta fitonte por jo në kurriz të kësaj kauze…Unë skam fuqi ta përzgjedh sepse në momentin që vendos një juri..Unë vet kam qenë absolutisht e distancuar nuk i kam njohur tre anëtarët e huaj të jurisë nuk kam pirë kafe me ta, e kam njohur në skenë suedezin …nuk dija prezencën e dy shqiptarëve që janë futur vërtet në moment të fundit , por për këtë mund të japë shpjegime drejtori i RTSH, nuk e kam unë tagër këtë gjë …unë di vetëm një gjë që dypikëshi i Mikaela Mingës për mua ka qenë një histori e pasqaruar dhe dypikëshi për mua ka patur abuzim. Se nuk mundet një vajzë që ka bërë 40 hite ti ta penalizosh dhe ta fyesh, mund ti japësh 6 pikë, 7 pikë, 8 pikë por jo 2 . 2 është një histori e errët që mua më ka mbetur e pazgjidhur”, tha Vejsiu./Gazeta Liberale

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back