Aktualitet

Alizoti flet për arrestimin e Alda Klosit: Akt qeveritar, për të larguar vëmendjen nga çështja “McGonigal”

Shkruar nga Liberale
Alizoti flet për arrestimin e Alda Klosit: Akt qeveritar, për të

Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti është shprehur me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, si i përfshirë nga skandalet e panumërta.

Sipas Alizotit, protestat nuk duhet të ndalet, duke theksuar se opozita sot është në kushtet për të treguar nëse është vërtet opozitë apo është qesharake.

Sakaq ai shtoi se në vend nuk funksionon as Parlamenti, as gjykatat.

“Protesta do të rrisë presionin ndaj një njeriu që e kemi në ankth. Kryeministri sot nuk e njeh parlamentin dhe ai duhet të përgjigjet. Një nga aleatët më të rëndësishëm janë amerikanët dhe kush mban kosto për çështjen McGonigal. Kryeministri fshihet. Protesta duhet të vazhdojë në këndvështrimin tim. Protesta, bllokimi realizon ardhjen e zgjedhjeve. Duhet të jetë zemërim, jo fjalim. Duhet të bllokojë dhe izolojë kryeministrin që të marrë përgjegjësi”, tha Alizoti, në emisonin “Kjo Javë”, në News24.

Më tej Alizoti e ka quajtur arrestimin mbrëmjen e djeshme të ish-zyrtares së kryeministrit Alda Klosi, një tentativë për të hequr vëmendjen nga çështja “McGonigal”.

Ai u shpreh se do të ketë besim në drejtësinë shqiptare, vetëm kur pas hekurave të gjenden zyrtarë të lartë.

“Rama personazh i prodhuar nga media sepse nuk ka asnjë esencë politike. Një njeri që përngjan me Lady Gagën, njeri i cirkut. Mbi arrestimin e Alda Klosit, çdo temë tjetër veç çështjes “McGonigal” është shpërqendrim. Do i besoj drejtësisë në Shqipëri kur njerëzit me pushtet në vend të jenë pas hekurave. Çdo gjë tjetër më duket tentativë për shpërqendrim. Në shtetin shqiptar po nuk desh ministri as roja i derës nuk ndërrohet. Shteti tek ne është pronë e qokave”, ka deklaruar ai. Ai iu përgjigj edhe disa prej pyetjeve të gazetares Nisida Tufa:

A ekziston një shkresë e zotit Bardhi drejtuar Berishës për negociata?

Se di këtë. Kriza e opozitës në këtë situatë është e tejkaluar. Por mendoj që kriza që ka kapur Shqipërinë nuk është më çështje KQZ-je. Nëse opozita e ndarë nuk merr përgjegjësinë e saj do të zëvendësohet nga ky popull. Kryeministri do të jetë në Kongresin Amerikan. Hetimi ka kaluar në Kongres, dhe ka të drejtë të thërrasë edhe kryeministrin. Opozita s’ka luks të merret me KQZ.

A ka një zbutje të toneve mes dy grupimeve?

Në parlament kam vënë re se të gjithë demokratët kanë rënë dakord se duhet të jenë të unifikuar. Njerëz anonimë kanë nëpër shtëpi 1 mln euro. Përse nuk ka hetim për kryeministrin? Ku është drejtësia shqiptare!? Për t’i mbushur burgjet me fukarenj!?Ky vend i ka dhënë Europës njerëzit më të shtrenjtë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH