Mjeku Ilir Alimhemeti ka qenë shpesh zëri që ka qetësuar qytetarët shqiptarë, me këshillat e tij gjatë kohës së pandemisë. I ftuar në “Good Morning Albanians”, duke folur për viktimat e virusit vdekjeprurës, Alimehmeti tha se në Shqipëri nuk dihet se sa ka qenë numri i të infektuarve apo të vdekurve në vendin tonë.
Po ashtu ai shtoi se nuk dihet as efektiviteti që ka pasur vaksina anti-Covid-19, ndërsa theksoi se nuk është bërë asnjë studim.
“Nëse transmetueshmëria e virusit do të ishte bllokuar nga vaksinimi, do krijohej baza etike për të thënë që vaksinimi të bëhet me detyrim. Politika është si ato makinat e rënda që duan kohën e vet të manovrojnë me muaj. Te ne nuk dihet se sa kanë qenë të infektuar dhe humbje jete zyrtarisht, nuk ka asnjë studim. Nuk është realiteti nga të dhënat që ka nxjerrë Ministria. Nuk dihet as sa ka qenë efektiviteti i vaksinës”, – tha ai.