Aktualitet

Alibeaj: Të hapen të gjitha dosjet e ish-Sigurimit. Ja si përgjigjet Spiropali

Shkruar nga Liberale
Alibeaj: Të hapen të gjitha dosjet e ish-Sigurimit. Ja si

Në Kryesinë e Kuvendit është mbledhur Komisioni i Ligjeve, ku po diskutohet deklasifikimi i të gjitha dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit.

Ndërkohë që, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj kërkoi sot një përgjigje nga qeveria për këtë propozimi të disa deputetëve.

Sipas tij, ndonëse propozimi është në Kuvend, në projektligjin e ri për deklasifikimin e informacionit, nuk ka asnjë parashikim se çfarë të ndodhë me këto dosje.

Ndërkohë që, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u shpreh se deklasifikim dosjesh do të ketë, por vetëm në rastet kur nuk cënohet siguria kombëtare.

Pjesë nga diskutimi:

Alibeaj: Në korrik një pjesë e deputetëve të PD kanë depozituar një amendament me anë të të cilit synojmë që të adresojmë një çështje që ka interes public dhe që është çështja e hapjes së dosjeve të Sigurimit, deklasifikimi i dosjeve. Shoqëria sot ka nevojë që të njohë të shkuarën e vet për shumë arsye, për të parë se cilët kanë qenë viktimat e sistemit dictatorial, por edhe për një arsye tjetër për të hequr njëherë e përgjithmonë psikozën, modelin e shantazhit që përdoret duke u bazuar te dosjet e sigurimit dhe që aplikohet edhe në politikë. nuk ka zgjidhje më të mirë për të ushtruar shantazh politik me hapjen e dosjeve se sa të deklasifikohen. Nga qeveria ka ardhur projektligji i ri, nuk shoh nga ana e qeverisë të ketë trajtuar çështjen e deklasifikimit të dosjeve. Nuk është secret që të dhëna sensitive të shtetit shqiptar janë në duar të pasigurta. Mediat përditë po nxjerrin të dhëna, fakte, emaile, foto. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme që duhet të preokupojë sigurinë kombëtare. Ky projektligj duhet të na mbrojë nga mosrrjedhja e informacionit të klasifikuar. Çfarë ka ndodhur? Cilat kanë qenë arsyet dhe masat e marra nga qeveria shqiptare për të parandaluar atë se çfarë ka ndodhur? Unë shoh që nga ana e qeverisë nuk sillet asnjë masë legjislative e shtuar që të jetë në funksion të asaj që ka ndodhur.

Fatmir Mediu: Do ishte mirë që të sqaroni rolin e DSIK-së në referencë të ligjit. Keni përjashtuar nga certifikata e sigurisë Presidentin dhe Kryeministrin. Pas Presidentit numri dy është Kryetari i Parlamentit, ne jemi Republikë Parlamentare. Pse përjashtohet Kryetari i Parlamentit dhe lihet Kryeministri?

Spiropali: Një shqetësim i ngritur nga Autoriteti i Dosjeve duhet të ishte shteruar shumë kohë më parë për ti hapur rrugë një politike që është e çliruar nga hijet e së shkuarës. Referuar propozimit tuaj për deklasifikimin e dokumenteve që kanë lidhje me Sigurimit nga 1944- deri në korrik 1991, me sa kuptoj nga opinioni që ka dhënë Autoriteti, nuk ka asgjë të keqe për t’a bërë. Kur verifikohen dokumente që kanë lidhje me sigurinë kombëtare, ato nuk deklasifikohen.  Një çështje e tillë që kërkon pastrimin e politikës nga njerëz që kanë ushtruar aktivitet kriminal, të mos kenë më vend në politikën tonë të lartë. Ne kemi disa propozime tona në ligje të tjera, te Kodi Zgjedhor dhe ligje të tjera. Edhe këtë do ta bëjmë për tu ndarë njëherë e mirë si klasë politike nga e shkuara. Për pyetjen mbi të dhënat personale, ka një ndjeshmëri të lartë. Ne jemi të vetëdijshëm që problemi nuk është i vogël, ama edhe masat që janë marrë për të neutralizuar sulmin, kanë qenë po aq masive. Ligji për të dhënat personale është në konsultim public dhe do kemi rast të flasim gjerësisht për këtë ligj.

Dorian Tola (DSIK): Ne kemi marrë shembull NATO-s. edhe BE reflekton standardet dhe rregullat e NATO-s. për rastin konkret kemi marrë Bullgarinë, Danimarkën dhe Gjermaninë ku bëhen përjashtime.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH