Aktualitet

Alibeaj takim me banorët e Sarandës, prezanton kandidatin e PD-së për kryetar bashkie

Shkruar nga Liberale
Alibeaj takim me banorët e Sarandës, prezanton kandidatin e PD-së

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar sot një takim me banorët e Sarandës ku dhe ka prezantuar kandidatin e tij për zgjedhjet e 14 majit në bashki, Skënder Muço.

Skënder Muço është qytetar nderi i Sarandës, kontribuues që në themelim në Partinë Demokratike, si dhe ka qenë po si përfaqësues i PD në Këshillin bashkiak.

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj e cilësoi Muçon “Kampion për bashkinë Sarandë”.

Muço është i njohur veçse si një sportist i madh, pjesë e një familje kampionësh në not, gjithashtu edhe për kontributin e tij qytetar.

Ai është i martuar dhe baba i tre fëmijëve dhe prej disa vitesh një biznesmen i suksesshëm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH