Aktualitet

Alibeaj në Fier: Nuk mund t’ia fal Berishës, po i çon demokratët te Ilir Meta

Shkruar nga Liberale
Alibeaj në Fier: Nuk mund t’ia fal Berishës, po i çon

Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj prezantoi këtë të premte kandidaten për bashkinë e Fierit, Eriselda Çelaj.

Edhe në këtë takim, Alibeaj nuk i ndali sulmet ndaj Berishës, duke theksuar se ai nuk donte bashkim, por nënshtrim. Për Alibeajn, është e pafalshme që Sali Berisha po i çon demokratët te sigla e Partisë së Lirisë.

 “Ja kam falur, 8 janarin, ja kam falur 30 prillin, por nuk ia fal Berishës që po i çon demokratët te streha e Ilir Metajt. Ky është mëkati më i madh historik dhe politik, që Sali Berisha ka bërë”-tha Enkelejd Alibeaj, kryetar i komanduar i PD.

Alibeaj foli edhe për një proces riorganizimi të Partisë Demokratike pas zgjedhjeve të 14 majit.

“PD mbas 15 majit do t’i nënshtrohet një procesi kapilar për zgjidhjen e organeve drejtuese të saj, duke iu futur një procesi të gjerë demokratik me rregulla të reja, me parime të reja, për ta lënë pas traditën berishiste, për t’u ndarë nga e kaluara e për të bërë një hap të ri, për ta lënë pas gjuhën e dhunës dhe të urrejtjes dhe për të mundësuar ndërtimin e një aleance me shumë potencial për vitin 2025”,-tha Enkelejd Alibeaj, kryetar i komanduar i PD.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH