Politikë

Alibeaj: Ish-komunistë e ish-bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit përdoren PD-në dhe të djathtën si mburojë

Shkruar nga Liberale
Alibeaj: Ish-komunistë e ish-bashkëpunëtorë të

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaron se ish-komunistë dhe ish-bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit për vite me radhë përdoren PD-në dhe të djathtën si mburojë të tyren.

Përmes një komenti në rrjetin social “Facebook”, Alibeaj shkruan se ligji për dosjet dhe lustracionin janë domosdoshmëri për shoqërinë shqiptare. Ai sqaron se është mënyra për të rivlerësuar të shkuarën, për të ndërtuar të ardhmen.

Postimi i plotë i Enkelejd Alibeajt

Akuzat dhe shpifjet në gojën e Sali Berishës, janë refren i njohur në politikën shqiptare. Vazhdoj ti mbetem bindjes se një gjuhë e tillë meriton përçmimin dhe neverinë që tashmë shqiptarët dinë t’ja japin politikës së vjetruar. Ajo që Sali Berisha e quan bashkëpunim për ligjin e dosjeve, është thëngjilli që i djeg ish-komunistëve dhe ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, që për vite me radhë përdoren PD-në dhe të djathtën si mburojë të tyren.

Akuzat ndaj familjarëve, janë pikërisht rrjedhojë e shkollës politike të komunizmit dhe biografive, që për dhjetëra vite persekutuan shqiptarët.

Ligji për dosjet dhe lustracionin janë domosdoshmëri për shoqërinë shqiptare. Është mënyra për të rivlerësuar të shkuarën, për të ndërtuar të ardhmen pa pengjet e një të kaluare që i ka shkaktuar dëme të mëdha shoqërisë sonë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH