Aktualitet

Alibeaj i kërkon Nikollës debat në seancën parlamentare: Po na heq të drejtën e fjalës

Shkruar nga Liberale
Alibeaj i kërkon Nikollës debat në seancën parlamentare: Po

Kreu i grupit parlamentar për Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka kërkuar që seanca e ndryshimeve në qeveri, që po mbahet në parlament, të shoqërohet me debat.

“Zonja kryetare, ka 3 ditë që të kam paraqitur kërkesë që seanca të mbahet me debat. Ju jeni aty për të zbatuar kushtetutën dhe të zbatoni të drejtën e deputetëve për të dolur.

Ajo çka do diskutohet sot është shkarkimi dhe emërimi i ministrave. Nuk janë lojtarë mbojtës, janë njerëz që marrin topin që është fati i shqiptarëve. Ju nuk i hiqni dot të drejtën shqiptarëve për të kuptuar se kush po i qeveris.

Tani, në këtë seancë, është e udhës që ju t’u ktheni parlamentin deputetëve, shqiptarëve. Të shqyrtojmë aktet e para të presidentit të ri të Republikës.

Më thirrët dje në pikë të mëngjesit, e pataksur, për një kërkesë që të kishte ardhur dje nga autoriteti i dosjeve. Thashë shumë mirë.

Ndërsa sot, për çështjen më të rëndësihme, kontrollin e deputetëve, ju na hiqni të drejtën e fjalës. Që qeveria është private, këtë e dinë të gjithë. Po që edhe parlamenti të bëhet privat, kjo është e patolerueshme”, tha Alibeaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH