Aktualitet

Alibeaj ekskluzive për Liberale.al: KQZ ka kaluar kompetencat dhe po ngre alibi për avancime ekstra ligjore

Shkruar nga Liberale
Alibeaj ekskluzive për Liberale.al: KQZ ka kaluar kompetencat dhe po ngre

Kryetari i grupit parlamentar për Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj hedh dyshime të forta se KQZ po fillon që të ngrejë një alibi përmes së cilës mund të njohë “Rithemelimin” e drejtuar nga Sali Berisha si Partia Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit.

Në një prononcim ekskluziv për Liberale.al, Enkelejd Alibeaj tha se Komisioni Qendror Zgjedhor ka kaluar kompetencat e saj duke bërë një avancim ekstra-ligjor në kohën kur është regjistrimi i komisionarëve për KZAZ-të.

Në këtë rast dyshimet janë së në këto zgjedhje KQZ mund të njohë ish-kryeministrin Sali Berisha si kryetar të Partisë Demokratike.

Mes të tjerash Alibeaj theksoi se emrat në KQZ për komisionerët e Partisë Demokratike zyrtare i ka dërguar Indrit Sefa.

Jo është avancim ekstra ligjor nga ana e tij. E ka kaluar kompetencën, sidomos tani. Aktualisht nuk është regjistrimi i partive por është regjistrimi i komisionarëve. Komisionarët i dërgon edhe Indrit Sefa, ashtu si i ka dërguar. Me këtë veprim më shumë gjasa Ilirian Celibashi po ngre alibinë për ndonjë gjë. Nuk ka shpjegim tjetër.” deklaroi për Liberale.al, Enkelejd Alibeaj.

Pak më parë, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se deri më datë 7 mars do të dalin në përfundimin se kush është përfaqësuesi i Partisë Demokratike për zgjedhjet e 14 majit.

“Jemi në proces të verifikimit të dokumenteve të paraqitur nga PD në lidhje me propozimet për anëtarë të KZAZ. Duke shtuar edhe faktin që kemi dy lista, një nga Noka në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të PD dhe tjetra nga Sefa që është përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ. Situata është e tillë që do duhet të konsultojmë, maksimumi deri më datën 7 mars mbi legjitimitetin e personit që do duhet të përfaqësojë interesat e PD, më së pari në procesin e regjistrimit si subjekt zgjedhor në KQZ”, tha Celibashi.

Gjithashtu, Celibashi sqaroi se vendimmarrja e KQZ-së, e komisionerëve më pas e KAS-it do të jetë strikte dhe e bazuar në Kodin Zgjedhor.

“Nuk kemi ardhur akoma te ajo nëse është e drejtë apo e gabuar. Në momentin që do të vendosim për këtë, kjo vendimmarrje do të jetë tërësisht në përputhje me parashikimet e ligjit. Do të jetë një vendimmarrje e thjeshtë, nuk kam asnjë drojë. KZAZ-të do të konstituohen se do fillojnë të punojnë. Është kuorumi. Në momentin më të përshtatshëm të mundshëm do të emërojmë dhe anëtarët e KZAZ-ve të emëruar nga PD-ja. Të vendosurit sipas ligjit, do të thotë të vendosurit dhe me një lloj përgjegjshmërie për fatin e procesit zgjedhor”, tha Celibashi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH