Politikë

Alibeaj dha dorëheqjen nga PD, vjen reagimi i parë nga Foltorja! Thirrje Tabakut e Bardhit: Sillni vulën në seli!

Shkruar nga Liberale
Alibeaj dha dorëheqjen nga PD, vjen reagimi i parë nga Foltorja!

Vijnë reagimet e para nga grupimi i Berishës pasi Enkelejd Alibeaj njoftoi dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike.

Në një postim në Facebook, Edith Harxhi i bën thirrje nënkryetares Jorida Tabaku dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi që “të sjellin vulën në seli.”

“Të paktën ta fillojmë ringritjen me vulën dhe logon e qindra mijëra demokratëve që sot janë të dëshpëruar,” shton anëtarja e Kryesisë së grupit të Rithemelimit në postimin e saj.

Tani që Enkelejdi dha “dorëheqjen”, i bëj një thirrje publike, JoridaTabakut e Gazmend Bardhi dhe disa deputetëve të tjerë, -silleni vulën në seli. Misioni mbaroi! Të paktën ta fillojmë ringritjen me vulën dhe logon e qindra mijëra demokratëve që sot janë të dëshpëruar!

Kujtojmë se Alibeaj dha dorëheqjen nga posti si kryetar i komanduar i partisë por edhe nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së. Pritet që Sekretari i Përgjithshëm i Partisë dhe nënkryetarja Jorida Tabaku të mblidhen për të vendosur për drejtuesin partisë në këtë periudhë tranzitore.

Po ashtu, të premten në mesditë mblidhet Kryesia e partisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH