Showbiz

Alfred Trebicka shigjeton Mamaqin e Kallakun: Sharlatanë të kinemasë

Shkruar nga Liberale
Alfred Trebicka shigjeton Mamaqin e Kallakun: Sharlatanë të

Aktori i njohur Alfred Trebicka i ftuar në emisionin “Vizionin e Pasdites” të Evi Reçit ka komentuar mbi filmat që po jepen kohët e fundit në Shqipëri.

Trebicka shprehet se disa njerëz që vijnë nga hiçi bëjnë filma, bëjnë skenarin, regjizorin, aktorin vetëm sepse kanë disa mjete financiare.

Ai nuk përmend emra konkretë, por kinematografia shqiptare është ‘pushtuar’ kohët e fundit nga filmat e Ermal Mamaqit dhe Bes Kallakut.

"Këtu po ndodh një fenomen të pakëndshëm në atdheun tonë të dashur. Po dalin njerëz pa asnjë lloj formimi pas asnjë … Edhe thonë që unë jam kineast, ore kineast është fjalë shumë e madhe. T’i thuash dikujt që je kineast duhet ta pyesësh veten mirë. Ka një mori komponentësh domethënë që duhet t’i ketë një person të quhet kineast. Po vetëshpallen, se nuk dua të përmend edhe emra tani se s’është etike. Se edhe romanët e kam thënë që nuk dua të përmend emra. Po i shohim dita ditës një film nga ky një film nga ai. Edhe ti thua ore kush është ky që bën skenarin vetë, bën regjinë vetë, bën edhe rolin vetë...Edhe vetshpallen pastaj njerëzit thonë unë jam regjizor, jam kineast , se unë e njoh tregun. Këtu janë keqkuptuar njerëzit. Se të bërit film nuk është vetëm çështje tregu. Ka kapur tregun ky, di se çdo tregu. Cili treg? Cili treg? Për cilin treg flasin. Unë si profesionist do i quaja sharlatanë. Sharlatanë të këtij arti të madh siç është kinemaja. Trumbetojnë, kanë disa mjete financiare që unë as nuk hyj në ato dhe as më intereson fare por t’i mund të kesh aftësinë për të gjetur këtë. Por deri këtu. Tek niveli profesional Ndalu Beg se ka hendek", ka thënë Trebicka./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH