Sport

Alena flet për herë të parë për tradhtinë e Buffon: M'u shemb bota

Shkruar nga Liberale
Alena flet për herë të parë për tradhtinë e

Ish- bashkëshortja e portierit italian Gigi Buffon, Alena Seredova ka folur për herë të parë për tradhtinë që çoi në divorc mes tyre.

Në një intervistë për revistën e njohur italiane, Chi ka treguar se ishte një goditje e madhe.

“M’u shemb bota, lajmin e tradhtisë e kam mësuar nëpërmjet mediave, ishte tmerr. Më dukej sikur shtëpia më kishte marr flakë dhe mendimi i vetëm që kisha ishte të shpëtoja fëmijët e mi’- ka thënë ajo.

Alena ndarjen nga portieri italian e ka menaxhuar në mënyrën më të mirë. Këtë gjë edhe vetë Buffon e ka thënë në media.

“Ajo kishte të gjithë të drejtën e botës të më hapte probleme por nuk bëri kurrë asgjë të tillë. Ajo ka qenë e mrekullushme”- ka thënë portieri i njohur.

Çifti u njoh 10 vjet më parë, në vitin 2011 u martuan dhe në 2014-ën erdhi tradhtia dhe ndarja me Buffon./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" ids="1105452,1105451,1105450,1105449,1105448,1105447,1105446,1105445"]

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH