Aktualitet

Aleanca për Teatrin kërkon hetim financiar për tenderat e Veliajt

Shkruar nga Liberale
Aleanca për Teatrin kërkon hetim financiar për tenderat e Veliajt

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dorëzuar në Kontrollin e Lartë të Shtetit një kërkesë për auditimin financiar të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Aktivistët kanë shprehur dyshimet për mënyrën se si ka vepruar Veliaj me konkursin e Teatrit, ndërsa hedhin dyshime se kryebashkiaku ka abuzuar edhe në tenderime të tjera.

Ne kemi dyshime të arsyeshme se buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm. Këto dyshime i kemi për shumë tendera të tjerë në Bashkinë e Tiranës, ku fituesi paracaktohet”, tha juristja Adriana Kalaja.

Përderisa neve na kërcënojnë me burg sepse mbrojmë pronën publike, ne duam të tregojmë se nuk jemi ne ata që duhet të shkojmë në burg sepse nuk kemi vjedhur. Ata që bëjnë tendera të fshehur, ata që abuzojnë me pushtetin, duhet të përgjigjen”, tha Edmond Budina.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH