Aktualitet

Aleanca për Teatrin kallëzon në SPAK ministren Elva Margariti

               Publikuar në : 11:10 - 30/07/21 liberale

Aleanca për Teatrin ka kallëzuar paraditen e sotme në SPAK ministren e Kulturës, Elva Margariti.

Në një prononcim për mediat Juristja Adriana Kalaja tha, se ministrja ka konsumuar elemente të veprave penale, “shpërdorim detyre”, “korrupsion pasiv”, përmes vendimeve anti-kushtetuese.

Ne velrsojmë se ministrja Margariti ka shpërdoruar detyrën dhe kjo e rëndon veprën penale që ministrja ka bërë me propozimin për transferimin e pronës. Për fatin tonë të mirë, në interes të publikut, u shpall anti-kushtetuese. Ministrja do përgjigjet për veprat penale që është akuzuar nga ne, në korrik të 2020-ës si drejtuese e Ministrisë së Kulturës. SPAK, me keqardhje, akoma nuk po reagon. Institucioni i SPAK i ka dosjet dhe ne duhet të marrim një përgjigje se çfarë është bërë për kallëzimet tona.

Duhet të marrim një përgjigje për reagimin fyes që z.Kraja i bën Aleancës për Teatrin. Nuk e di çfarë pret SPAK-u që të çojë për gjykim ata kriminelë që erdhën për të “vrarë” ata protestues paqësore. Kur gjysma e policisë ishin pa nr. identifikimi. Kur prishja u bë ndërkohë që çështja ishte akoma në Kushtetuese. Ka shumë shkelje skandaloze. Shumë shpejt do ti drejtohemi Senatit Amerikan për veprimet e ambasadores Kim. Është bërë palë me njerëzit që shkelin ligjin”, u shpreh Kalaja.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back