Aktualitet

Aleanca aksion në Shkodër, mbledh firma për rindërtimin e Teatrit

               Publikuar në : 17:29 - 23/05/20 liberale

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka shtrirë aksionin e saj edhe në Shkodër, ku u ka kërkuar qytetarëve të firmosin peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar, siç ishte para prishjes së godinës.

Firmat e qytetarëve po mblidhen në oborrin e Teatrit “Migjeni”, ndërsa të pranishëm janë edhe aktorë që kanë iniciuar “Aleancën për Teatrin”.

Kujtojmë, që ditën e djeshme Aleanca zhvilloi një tubim në Durrës, ku ftoi qytetarët të firmosin për rindërtimin e Teatrit.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back