Globi

Albin Kurti, vizitë zyrtare në SHBA në muajin nëntor

Shkruar nga Liberale
Albin Kurti, vizitë zyrtare në SHBA në muajin nëntor

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të bëjë vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin nëntor. Këtë e ka deklaruar sot në Kuvendin e Kosovës.

“Mirëpo, në SHBA do të udhëtoj në nëntor. Bëhet fjalë për koordinim të brendshëm që unë besoj që është i duhur dhe i mirë për shtetin tonë”, tha ai.

Duke folur për miqësinë me presidentin Joe Biden, Kurti deklaroi që është lideri i parë i një subjekt politik në Kosovë që e ka mbështetur kandidatin demokrat për presidentin.

“E sa për miqësinë me presidentin Biden, ju e dini që jam kryetari i parë i një subjekti politik që e kam mbështetur paraprakisht e publikisht. Ndërkohë që ju të tjerët keni shikuar kush po fiton”, shtoi ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH