Globi

"Albin Kurti ujk me lëkurë qengji", Gjuriç: Serbët do largohen nga...

Shkruar nga Liberale
"Albin Kurti ujk me lëkurë qengji", Gjuriç:

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë e Qeverisë për Kosovën, Marko Gjuriç, tha pas bisedimeve me përfaqësuesit e Listës Serbe në Kosovë, se serbët nuk do të marrin pjesë në asnjë koalicion, nëse dikush i trajton si qytetarë të rendit të dytë.

Ai ka thënë më tej se nëse qeveria e re do të ushtrojë presion mbi serbët,  ata do të përgjigjen me rezistencë paqësore, duke lënë të gjitha institucionet e përkohshme të Kosovës ku punojnë.

"Në rastin e presioneve të reja ndaj institucioneve, shkollave, kujdesit shëndetësor, lirisë së lëvizjes, mosnjohjes së dokumenteve, të gjithë serbët në mjediset serbe në Kosovë do t'i lëshojnë institucionet e Prishtinës në formë solidariteti. Përfundimi tjetër është se presioni ndaj serbëve është intensifikuar, përmes shpalljes së ndalimit të automjeteve serbe, mosnjohjes së dokumenteve, për të bërë presion mbi Serbinë për të njohur pavarësinë e Kosovës ", tha Gjuriç, duke shtuar se kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti është një "ujk me lëkurë qengji" dhe se agjenda e tij politike mund të rezultojë edhe më shkatërruese për popullin serb në Kosovë./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH