Globi

Albin Kurti takon ambasadorin e SHBA, ja çfarë diskutuan për Serbinë

Shkruar nga Liberale
Albin Kurti takon ambasadorin e SHBA, ja çfarë diskutuan për

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me nënkryetarin Besnik Bislimi priti sot në një takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip S. Kosnett si dhe këshilltaren politike, Jessica Long dhe zyrtaren politike, Mia Ter Har.

Ambasadori Kosnett tregoi interesim të veçantë në përparimin kundër korrupsionit, për ekonominë, dhe për përparimin në dialogun me Serbinë, njofton Zëri.info.

Kryetari i LVV e siguroi z.Kosnett se do të jetë kryeministër për të gjithë qytetarët e Kosovës. Gjithashtu ai tha se dialogu do të fillojë me serbët e Kosovës, nga poshtë lartë për zhvillim e integrim të serbëve qysh në javën e parë. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH