Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një intervistë për televizionin T7 ka folur për koalicionet paszgjedhore që do të lidh ky subjekt në rast se zyrtarizohet fitorja e tij.
Kurti tha se qysh nga nesër do të kërkojë nga LDK-ja për lidhjen e koalicionit pasgjedhore. Sot nuk do t’i trokas LDK-së, por qysh nesër do ta bëjë një gjë të tillë. Unë përveç që dua koalicion me LDK, do të dëshmojë që për herë të parë do të kemi një qeveri që me respekt e trajtojmë opozitën e jo me arrogancë”, ka thënë ai.