Globi

Albin Kurti shkon në Prokurori, dëshmon kundër Thaçit dhe Veselit

Shkruar nga Liberale
Albin Kurti shkon në Prokurori, dëshmon kundër Thaçit dhe

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbërritur në Prokurorinë Themelore të Prishtinës për t’u intervistuar rreth kallëzimit penal që ka bërë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Më 25 prill të këtij viti kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe asokohe kryetari i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, kishin bërë kallëzim penal në Departamentin për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, për lajmërim apo kallëzim të rremë.

Kurti dhe Konjufca pretendojnë se Thaçi e Veseli nën betim më datën 28 dhjetor të vitit 2018, në procesin gjyqësor ndaj të ashtuquajturës “Organizata Syri i Popullit”, dhe para gjyqtarëve kanë thënë se dy anëtarët e VV-së janë pjesë e kësaj organizate të quajtur terroriste

Lëvizja Vetëvendosje thotë se pas shtatë muajsh prokuroria ka nisur ta trajtojë këtë rast dhe kanë mbërritur fletëthirrjet që përfaqësuesit e Lëvizjes, Albin Kurti e Glauk Konjufca të paraqiten në prokurori sot e të japin dëshmitë e tyre lidhur me këtë rast dhe me kallëzimin penal që është ngritur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH