Aktualitet

Albin Kurti i kërkon Kuvendit senancë për votimin e qeverisë

Shkruar nga Liberale
Albin Kurti i kërkon Kuvendit senancë për votimin e qeverisë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka dorëzuar në Kuvend një kërkesë për mbajtjen e një séance ku ai do të kërkojë votëbesimin për qeverinë raporton Klan Kosova.

“Kërkesa e kandidatit për Kryeministër, z. Albin Kurti, për thirrjen e seancës plenare të Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim e shpërndarë për mediat.

Kjo lëvizje e kreut të VV-së vjen 4 ditë nga përfundimi i afatit kushtetues për formimin e qeverisë, të cilën ai ka pranuar ta formojë në koalicion vetëm me LDK-në pavarësisht se ende nuk kanë arritur një marrëveshje.

Liderët e dy partive kanë marrë pjesë sot të dy në një takim me Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE, Josep Borell por pas takimit, lideri i LDK-së Isa Mustafa tha se ata nuk kishin biseduar mbi formimin e qeverisë.

“Takime [me Kurtin] nuk kemi pasë të veçanta përpos sot në takimin me Josep Borrell. Nuk kemi biseduar për këtë. Nuk kam arsye të insistojë te Kurti se a po pajtohet ose jo sepse Vetëvendosje është parti që e konsiderojmë më serioze dhe që i merr vendimet vetë”, tha Mustafa.

Takimi i fundit Kurit-Mustafa për marrëveshjen e koalicionit u zhvillua të martën në mbrëmje në praninë e përfaqësuesve të vendeve të Quint-it dhe përfaqësueses së BE-së në Kosovë. Në fund të tij të dy partitë pranuan që ende nuk ka një marrëveshje megjithëse ato pohojnë se janë shumë afër. Në fjalën e tij ditën e sotme Mustafa e ritheksoi një gjë të tillë.

“Qeveria mund të bëhet sepse kemi arrit shumë afër, por presim që partia që ka dalë e parë ta pranojë zgjidhjen që ne e kemi ofruar që e konsiderojmë zgjidhje të balancua dhe nuk shohim asnjë arsye që të hymë në një kënd që se njohim të formimit të institucioneve” ka thënë Mustafa para medieve.

Kërkesa e Kuritit për seancë në Kuvend mund të jetë kështu një sinjal që paralajmëron negociata të tjera gjatë fundjavës të cilat mund të finalizohen më një marrëveshje e cila do të materializohej me votë në Kuvendin e Kosovës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH