Aktualitet

Albin Kurti e refuzoi, ja me kë do takohet ditën e nesërme në Prishtinë Edi Rama

Shkruar nga Liberale
Albin Kurti e refuzoi, ja me kë do takohet ditën e nesërme

Kryeministri Edi Rama nuk do ta anulojë turin e tij ballkanik, pavarësisht se homologu Albin Kurti nuk pranoi që ta takojë.

Rama do të fluturojë mëngjesi ne nesërm në Shkup për t’u takuar me kryeministrin Kovaçevski, dhe më pas do të vijojë sipas planit, vizitën në Prishtinë. Pavarësisht refuzimit të kryeministrit Albin Kurti për ta pritur në një bisedë kokë më kokë, Edi Rama do ta vizitojë Kosovën, por do të takohet vetëm me presidenten Vjosa Osmani.

Vetë Edi Rama, në një dalje për mediat, nuk e komentoi gjatë përplasjen e re me Albin Kurtin, por vetëm konfirmoi se ai do të jetë në Kosovë të enjten në mbrëmje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH