Aktualitet

Albin Kurti: Do ta zvogëlojmë praninë e policisë, kur të largohen bandat kriminale që adhurojnë Millosheviçin dhe Putinin

Shkruar nga Liberale
Albin Kurti: Do ta zvogëlojmë praninë e policisë, kur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sërish për situatën në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se, kjo ka ardhur si pasojë e grupeve të armatosura, të cilat shtiren si protestues, e në fakt janë banda kriminale të Serbisë.

Sipas Kurtit, prania e policisë do të zvogëlohet, atëherë kur të largohen ato që ai i quan bandat që adhurojnë Millosheviçin dhe Putinin.

“Unë natyrisht që mund ta paramendoj zvogëlimin e [pranisë së] Policisë së Kosovës nëpër ndërtesat e komunave [në veri], atëherë kur të largohen këto banda kriminale të nacionalizmit e shovinizmit të djathtë ekstrem, të cilat e adhurojnë Millosheviqin e Putinin. Ato, ose le të shkojnë në Serbi, ose duhet t’i çojmë në burg. Mirëpo, nuk ka mundësi që ne të mos i mbrojmë asetet dhe ndërtesat e Republikës nga bandat e tilla. Kur ato të largohen ose mbyllen, ne do të mund ta zvogëlojmë prezencën”, ka thënë Kurti për gazetarët.

Burimi: Zëri.info

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH