Globi

Albin Kurti: Ata që urdhëruan masakrën e Reçakut do të dënohen

Shkruar nga Liberale
Albin Kurti: Ata që urdhëruan masakrën e Reçakut do

Në 21 vjetorin e Masakrës së Reçakut, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

Kurti tha se është obligim i institucioneve vendore që të gjithë ata që urdhëruan dhe kryen këtë masakër të dënohen.

Lajmi për Masakrën e Reçakut e tronditi dhe tmerroi Kosovën por e ndërgjegjësoi dhe alarmoi botën demokratike dhe diplomacinë ndërkombëtare. Masakra e Reçakut ishte vendimtare që NATO ta bombardonte Jugosllavinë e Millosheviqit….21 vite më vonë nuk ka drejtësi për viktimat dhe familjet dhe kjo drejtësi e mohuar paraqet krim të vazhdueshëm ndaj njerëzve tanë, popullit tonë, ndaj shtetit tonë, është obligim i institucioneve vendore dhe i partnerëve tanë ndërkombëtarë që të sjellim drejtësi, të shtojmë trysni mbi Serbinë ashtu që të gjithë kriminelët që ekzekutuan dhe ata që urdhëruan masakrën e Reçakut të nxirren para proceseve gjyqësore dhe të dënohen”, tha Kurti./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH