Showbiz

Albërije flet për Beatrix Ramosaj: Është një vajzë naive, kanë përfituar nga ajo

Shkruar nga Liberale
Albërije flet për Beatrix Ramosaj: Është një vajzë

Albërije Hadërgjonaj ka folur për gjendjen emocionale të mbesës së saj, Beatrixin, por në të njëjtën kohë duke përmendur lidhjen e saj me historinë e shumëpërfolur me Donald Veshaj në BBV.

“Beatrix është një vajzë e butë e çiltër dhe naive. Por ka një karakter të fortë, i ka ngjarë babait të saj të ndjerë.

Unë i kam bërë një IP për disa këngë dhe unë dua të sjell të gjithë atë ka kaluar në etapa. Është momenti për të se kanë përfituar të gjithë.

Dua ta mbyll këtë temë, si teze dhe si artiste në radhë të parë. Mendoj historia e Big Brother doli jashtë kontrollit mori norma të papritshme dhe Beatrix përveçse shumë e brishtë, është vajzë pa eksperienca.

Kemi gra të buta në familje, nuk janë të gjitha të forta. Të gjithë njerëzit rriten nga eksperiencat në jetë.

Kjo nuk ishte ndonjë gjë… Jeta është një dhuratë duhet të ngrihemi ta bëjmë atë të bukur për veten tonë, për askënd tjetër.

Nëse një burrë nuk të respekton, ai nuk meriton të të ketë. Jo të gjithë burrat janë të mirë”, theksoi Albërija.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH