Albano Bogdo prej kohësh e ka bërë publike lidhjen e dashurisë me partneren e tij dhe çifti publikojnë shpesh foto me njëri-tjetrin në rrjete sociale. Por i ftuar në “Piter Pan”, Albano zbuloi më shumë, që n ga njohja te propozimi për martesë.
Pak sekonda pas hapjes së marketingut shfaqet PAMJET EKSLUZIVE
Albano Bogdo prej kohësh e ka bërë publike lidhjen e dashurisë me partneren e tij dhe çifti publikojnë shpesh foto me njëri-tjetrin në rrjete sociale. Por i ftuar në “Piter Pan”, Albano zbuloi më shumë, që n ga njohja te propozimi për martesë.
“E kam njohur nëpërmjet motrës së saj, pra kunatës sime të cilën e kam patur shoqe dhe na ka prezantuar. E poshtra, e dinte çfarë vajzash më pëlqejnë mua dhe na prezantoi”, tregoi Albano.
“Ishte ditëlindja e saj dhe unë qëllimisht nuk i bërë asnjë surprizë, as kur vajti ora 12, nuk isha në shtëpi. Bëra sikur e harrova, sinqerisht ia prisha ditëlindjen. Të nesërmen, dolëm për darkë bashkë me prindërit e mi. Kur u kthyem në shtëpi, unë po i kërkoja falje që nuk ia mbajta mend ditëlindjen dhe i thashë: ‘Do të të ulem në gjunjë që të më falësh?’ U ula në gjunjë dhe nxora unazën. Ajo e pa dhe pyeti: ‘Po kjo ç’është?’; ‘Dhurata për ditëlindjen është dhurata për të gjithë jetën…”,-rrëfeu aktori.