Sport

Alban Bushi i bën ftesë ‘Ibrahimoviçit shqiptar’, por... e ardhmja e tij varet nga Gjermania

Shkruar nga Liberale
Alban Bushi i bën ftesë ‘Ibrahimoviçit shqiptar’,

Që nga ndeshja e fundit kundër Empolit, vëmendja ka qenë tek ai. Arijon Ibrahimovic është ai që i mundësoi Frosinone-s të mposhte 2-1 toskanët. Përveç kampionit Zlatan, është edhe një tjetër Ibrahimoviç për të cilin me siguri do të dëgjojmë edhe gjatë.

Dhe ai është shqiptar.

Lojtari është në pronësi të Bayern Munichut. Për kartonin e tij, ish-lojtar i Greuther, Nuremberg dhe Bayern Munich II me përvojë edhe në Bundesligë me skuadrën kryesore të bavarezëve, besohet se do të duhet të derdhen 11 milionë euro.

Arijon Ibrahimovic, me origjinë nga Kosova, e ka refuzuar fillimisht ftesën e Alban Bushit sepse duket se do t’i përgjigjet ofertës së kombëtares së Gjermaisë.

Trajneri i ekipit U-21 të Shqipërisë, Alban Bushi, foli për super-talentin nga Kosova, Arijon Ibrahimovic, i cili e nisi për mrekulli eksperiencën e re në Serie A me Frosinonen.

Trajneri shqiptar e pranon se e ka kontaktuar 17 vjeçarin, por që nuk ka marrë ende përgjigje prej lojtarit në pronësi të Bayern Munichut.

“Çdo lojtar shqiptar kudo që është, në çdo kampionat të Evropës ne e kontaktojmë. Nuk diskutohet fare që ka pasur kontakte Shqipëria. Për arsye të njëanshme të lojtarit, mund ta presë Gjermaninë ose diçka tjetër, për këtë arsye nuk është thërritur.”

“Por, çdo lojtar shqiptar që është në kampionatet e Evropës që luan dhe ka nivel për ekipin kombëtar, është i kontaktuar 100 % nga ne”, u shpreh Bushi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH