Globi

Alarmi terrorist në Francë, rihapen gjashtë aeroportet dhe Pallati i Versajës

Shkruar nga Liberale
Alarmi terrorist në Francë, rihapen gjashtë aeroportet dhe

Gjashtë aeroporte franceze pezulluan për disa orë fluturimet pas alarmit për bombë. Referuar mediave vendase, autoritetet u detyruan të evakuonin të gjithë stafin dhe pasagjerët, pas paralajmërimeve se kishte lëndë plasëse në ambientet e brendshme të aeroportit, si dhe në pistat e tyre.

Por pas kontrolleve përkatëse, aeroportet në Toulouse, Lille, Nice, Nantes, Paris-Beauvais si dhe aeroporti  Lyon rinisën fluturimet normalisht. Po këtë të mërkurë, herë të tretë brenda pak ditësh, punonjësit dhe vizitorët e Pallatit te Versajës u evakuuan pas alarmit për sulm me bombë.

Ne pallatin e Versajës u “boshatis” të martën dhe te shtunën po me të njëjtin argument: sulm me lëndë plasëse.

Situata alarmante për sulme terroriste ne France vjen pasi kryeministrja e vendit vendosi javën e shkuar 7 mije trupa ushtarak ne gatishmëri te larte pas vrasjes se një mësuesi ne Arras.

Evropa u trondit gjithashtu edhe pas sulmit terrorist te Brukselit ku mbeten te vrare dy shtetas suedez.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH