Aktualitet

Akuzohet për vrasje me pagesë, Franca i thotë "PO" ekstradimit të Behar Bajrit drejt Shqipërisë

Shkruar nga Liberale
Akuzohet për vrasje me pagesë, Franca i thotë "PO"

Autoritetet franceze i kanë hapur rrugë ekstradimit të Behar Bajrit drejt Shqipërisë. Ky i fundit pritet të mbërrijë në Rinas brenda ditës së sotme. Bajri i cili konsiderohet si një nga personazhet më të rrezikshme të botës së krimit në Shqipëri, u arrestua në muajin Shtator në Francë, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Ai do të përballet me 5 vepra penale, ndër to më kryesoret: “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Vrasje me paramendim”.

Kujtojmë se Behar Bajri ka kërkuar azil në Francë që prej vitit 2021. Ndërkohë kanë qenë po autoritetet franceze që disa muaj më parë, bashkë me Blegjikën, i vunë në dispozicion SPAK-ut biseda të Bajrit dhe 15 personave të tjerë në hetim, biseda të dekoduara në aplikacionin SkyECC, në të cilat tregohen qartë përgatitjet për vrasjen e Gjin Boriçit në Vau Dejës dhe tentativave për vrasje të Kleanth Musabelliut, Dorian Dulit, Genc Tafilit apo edhe Ibrahim Licit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH