Aktualitet

Akuzohet për shitblerje votash, caktohet data kur do të dalë para gjykatës Fredi Beleri

Shkruar nga Liberale
Akuzohet për shitblerje votash, caktohet data kur do të dalë para

Më 14 Shtator do të zhvillohet seanca paraprake ndaj Alfred Belerit, ku gjykata pritet të vendosë nëse do kalojë apo jo për gjykim. SPAK kërkon gjykimin e Belerit për korrupsion zgjedhor. Beleri ra në prangat e policisë pak ditë para zgjedhjeve të 14 majit me akuzën e korrupsionit në zgjedhje.

Seanca paraprake do të mbahet një ditë para 15 Shtatorit, afatit të fundit kur ai mund të betohet si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës. Më herët, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit la në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës duke refuzuar kërkesën e tij për masë më të lehtë sigurie.

Arrestimi dhe mbajtja e Belerit në burg ka sjellë një përplasje mes Tiranës dhe Athinës zyrtare. Kjo e fundit ka ushtruar presion ndaj autoriteteve për lirimin e Belerit ndërsa nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka përsëritur qëndrimin se kjo çështje i përket drejtësisë shqiptare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH