Aktualitet

Akuzohet për grabitjen e shtëpisë së Benzema, ish-drejtori i Ujësjellësit do të ekstradohet në Spanjë

Shkruar nga Liberale
Akuzohet për grabitjen e shtëpisë së Benzema, ish-drejtori i

Ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani do të ekstradohet drejt Spanjës.

Ai u arrestua në fillim të muajit maj për vjedhje. Prodani ishte në kërkim që prej vitit 2013, si i përfshirë në grabitje me dhunë të banesave. Dyshohet se Prodani në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë grabitur shtëpinë e yllit të Real Madrid, sulmuesit Karim Benzema.

Pas përfundimit të afatit të paraburgimi me afat 40 ditë, Gjykata e Kurbinit ndryshoi masën e sigurisë për 41- vjeçarin, duke e lënë në burg pa afat. Autoritetet spanjolle sollën dosjen hetimore dhe provat që e implikojnë Prodanin në disa episode vjedhjeje, duke detyruar togat e zeza në Kurbin qe ta mbajnë në burg Prodanin me qëllim ekstradimi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH