Aktualitet

Akuzat për shit-blerjen e votave, shkojnë për gjykim 4 të pandehurit

Shkruar nga Liberale
Akuzat për shit-blerjen e votave, shkojnë për gjykim 4 të

Gjykata e Dibrës ka vendosur që të çojë në gjyq 4 të pandehurit e dosjes së bujshme ‘184’, të cilët akuzohen për shit-blerje të votave.

Bëhet fjalë për shtetasit Robert Agën, Hasan Hotin, Nuri Medën e Drini Gjeçin, ndërsa ka rrëzuar ankimimin e PD-së për Dionis Imerajn, në lidhje me pushimin e procedimit penal për Dionis Imerajn, Korab (Imer) Lalën, Afrim Miklin, Arben Keshin si dhe Bekim Krashin.

Avokati i palës paditëse Indrit Sefa tha se Gjykata paraqiti argumentet që për të pandehurit të nisë gjykimi si dhe vendosi që të kundërshtojë kërkesën e prokurorit për pushimin e akuzës ndaj kryebashkiakut Dionis Imeraj.

Ndërkohë që avokati i Kryebashkiakut Imeraj, tha se ndaj klientëve të tij prokuroria nuk ka dalë me akuzë të veprës penale për ndikim tek zgjedhësit. Përfaqësuesi ligjor i PD, mes të tjerash deklaroi se do ta ankimojnë vendimin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH