Globi

Akuzat ndaj Thaçit e Veselit, Kurti: UÇK është luftë e drejtë

Shkruar nga Liberale
Akuzat ndaj Thaçit e Veselit, Kurti: UÇK është

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar lajmin për akuzat ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së Kadri Veseli.

Kurti tha para gazetarëve, se lufta e UÇK-së është e drejtë dhe beson në pafajësinë e saj, por që sipas tij, ajo që po shohim sot është pasojë e gabimeve të vjetra. Sipas tij, aktakuzat e dëmtojnë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Ajo çfarë po shohim sot është pasojë e re e gabimeve të moçme. E di qe UÇK është luftë e drejtë, kundër një agresori dhe okupatori i cili kishte kryer gjenocid në vendin tonë dhe veteranët e invalidët e luftëtarët janë më të drejtën e tyre e tonë”, tha ai.

Kurti deklaroi se takimi i paralajmëruar më 27 qershor në Uashington nuk do të ishte i dobishëm në këto rrethana.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH